Pas lajmit për largimin nga Kombëtarja, vjen reagimi i parë i Gashit (Foto)

Vjen reagimi i parë i Shkëlzen Gashit, pas lajmit se ai do të largohet nga Kombëtarja e Shqipërisë
Pavarësisht lajmeve se janë përplasur Taulant Xhaka e Shkëlzen Gashi dhe se janë larguar përfundimisht nga Kombëtarja, Gashi ka preferuar të flas për tema tjera, derisa pak minuta më parë ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Sulmuesi i Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, përmes postimit të tij në Facebook, ka lavdëruar tifozët kuqezi për pritjen që i bënë gjatë ditës së djeshme pas rikthimit nga Franca.

“Faleminderit për një pritje kaq të bukur”, ka shkruar Gashi në rrjetet sociale, duke mos përmendur atë që shkruajnë mediat shqiptare.

Temat
RajonSportVend

Të afërta