Masakër në Qipro, shqiptari vret tre persona, asgjësohet nga policia

Biznesmeni Phanos Kalopsidiotis, 51 vjeç, një polic dhe gruaja e tij janë vrarë gjatë një shkëmbim zjarri natën e së enjtes në një restorant në Qipro.

Policia bën me dije se autori është një shtetas shqiptar 41 vjeç i cili është asgjësuar pas ndërhyrjes së policisë.

Kalopsidiotis së bashku me katër persona të tjerë, oficeri Elias Hadjiefthimiou, 46 vjeç, gruaja e tij Skevi, 39 vjeç dhe dy fëmijët e tyre ishin ulur në tryezë kur tre persona të armatosur hynë me forcë në restorant rreth 22:00 dhe hapën zjarr me pistoleta dhe armë automatike. Tre nga truprojat e biznesmenit Kalopsidiotis ishin duke darkuar në një tavolinë ngjitur.

Mediat vendase bëjnë me dije se agresorët vranë biznesmenin Kalopsidiotis dhe gruan e tij, para se njëri prej tyre të qëllohej për vdekje nga policia. Fëmijët e çiftit, 13 dhe 14, për fat të mirë shpëtuan pa lëndime.

Dy persona të tjerë u plagosën gjatë të shtënave. Njëri prej tyre, edhe një oficer policie, në gjendje kritike për jetën. Policia tha se të dy zyrtarët ishin në detyrë në atë kohë.

Policia beson se një nga autoret e tjer mbeti i plagosur gjithashtu. Një makinë u gjet më vonë e djegur në një fushë jashtë Ayia Napa. Oficerët gjetwn një brenda saj një Kallashnikov.

Temat
LajmeRajon

Të afërta