Kryeministri italian: BE-ja është si një shtëpi që ka nevojë për renovim

Kryeministri italian Matteo Renzi, tha sot se Bashkimi Evropian është si një shtëpi që ka nevojë për renovim, duke shtuar shtuar zërin “zgjohuni” pas vendimit të Britanisë për të lënë BE-në.

“Evropë është shtëpia jonë, shtëpia në të cilën jetojnë, fëmijët tanë dhe nipërit e mbesat tona. Ne e dimë se ajo ka nevojë për renovim, por që nesër do të jetë përsëri shtëpia jonë”, ka thënë Renzi.

Duke folur nga pikëpamja e një prej gjashtë vendeve themeluese të Bashkiit Evropian, Renzi ka pranuar se sot “nuk është një ditë e bukur” apo se “historia e Evropës ka treguar aftësinë për të kapërcyer sfidat”, raporton AFP, transmeton Indeksonline.

“Britanikët kanë zgjedhur dhe ne e respektojmë zgjedhjen e tyre që do të kthehet në një faqe të re”, ka shtuar Renzi.

Temat
BotëLajme

Të afërta