Khan: Londra do të vazhdoj të jetë një qytet i suksesshëm

Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan i ka siguruar bizneset dhe investitorët duke thënë se populli britanik nuk ka nevojë për panik pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

“Unë ende besoj se vendi ynë është më mirë në Bashkimin Evropian, por nuk ka asnjë dyshim se Londra do të vazhdoj të jetë një qytet i suksesshëm siç është sot”, ka thënë I pari i kryeqytetit anglez.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë të bashkohen në këtë moment ndarjeje, duke treguar se rreth 1 milion evropian jetojnë në Londër.

Temat
BotëLajme

Të afërta