Kamishi për dorëheqjen e Sveçlës: S’ke treguar shembull, ke qenë me aktakuzë!

Deputeti nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu i njohur ndryshe si Kamishi ka reaguar pas dorëheqjes së Drejtorit të Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçlës.

Përmes një postimi në Fcebook, Haxhiu ka theksuar se dorëheqja e Sveçlës është farse, dhe nuk është kurrfarë shembulli, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i ploktë nga Haxhiu:

Dorëheqja e Xhelal Sveçlës është farsë, nuk është kurfar shembulli!

Ky ka qenë drejtor me aktakuzë dhe në arrati me muaj të tërë dhe nuk ka ndje përgjegjësi për dorëheqje. Ky ka shfrytëzuar rastin tragjik të vdekjës së fëmijëve Mramori për të dal nga situat ku është futur vetë dhe ku VV e ka katandisur Prishtinën. Dorëheqja i takon kryetarit Shpend Ahmetit si përgjegjësi institucionale dhe njerëzore. Shpend Ahmeti dhe LVV “sakrifikuan” drejtorin në arrati për ta shpëtuar nga përgjësia të parin e Komunës së Prishtinës.

Prandaj, dorëheqja e Sveçlës nuk është kurfar vlere, nuk është akt moral, është mashtrim.

Dorëheqja e Xhelal Sveçlës është farsë e LVV dhe kush don që ta promovoj ndryshe, gabohet.

Ajo çka është kërkuar në Prizeren për vdekjën e një fëmiu duhet të r e shoqëris civile dhe mediave që kërkuan dorëheqjen e Ramadan Mujës do të duhej me të njëjtën peshore institucionale dhe morale ta kërkojnë dorëheqjen e Shpend Ahmetit.

Dorëheqja në Prizeren dhe Prishtinë do të duhej të ishte reflektim i përgjegjësisë institucionale dhe njerëzore.

Të jesh i pari i Komunës nuk do të thotë që çdo herë të gëzosh vetëm privilegjet, por duhet të marrësh edhe përgjegjësitë.

Ju lutem, kursena neve dhe opinionin në veçanti kursene familjen Mramori të cilët kan dhimbje. Mos e përdorni rastin as për promovime politike e as për goditje politike.

Përgjegjësia është institucionale dhe fajtorët duhet të vihen para drejtësisë.

Temat
LajmeVend

Të afërta