E pabesueshme, Rita Ora ndjek ish të dashurin (Foto)

Rita Ora dhe ish i dashuri i saj u ndanë më 2014, por duket se një “shkëndijë” dashurie është rikthyer sërish mes dyshes së njohur.

Këngëtarja 25-vjeçarja dhe 32-vjeçari DJ, Calvin Harris, duket se kanë harruar problemet dhe po “ribashkohen” përmes rrjeteve sociale. Të dy kanë ri-ndjekur njëri-tjetrin në Instagram.

Çifti u nda pas një vit lidhjeje, me Harrisin që konfirmoi gjithçka për ndarjen përmes Twitterit.

Dyshja kishte probleme edhe për këngën e përbashkët “I Will Never Let You Down”, pasi Harris nuk kishte lejuar që Rita të performonte këngën e tij në “Teen Choice Awards”.

Harris pas Ritës kishte nisur lidhjen me Taylor Swift, ndërsa u nda pak kohë më parë.

rrr-1

Temat
Showbiz

Të afërta