Capital T dhe Dhurata Dora, vetëm miq, apo edhe diçka më shumë?

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale, në të cilën shihen Capital T dhe Dhurata Dora shumë afër njëri-tjetrit, ka bërë që mediet kosovare të shkruajnë për një lidhje mes tyre që kalon kufinjët e shoqërisë.

Mirëpo, i kontaktuar nga Gazeta Express, Capital T mohon të ketë një lidhje dashurie me këngëtaren Dora.

“Jo, ajo thjesht ka qenë një foto, të cilën e ka postuar Dhurata në Snapchat mirëpo kjo nuk do të thotë që ne jemi në lidhje. Unë Dhuratën e kam vetëm shoqe dhe kam shumë respekt për të dhe ekipin e saj” ka thënë reperi.

Dyshja përpos që gëzojnë shoqëri, ata javë më parë kanë lansuar këngën e tyre ‘Bongo’ e cila menjëherë pas publikimit ka filluar të pëlqehet nga fansat e tyre.

foto (1)

Temat
Showbiz

Të afërta