Blair: Vendimi për largim nga BE-ja do të ketë pasoja të paparashikuara

Ish-kryeministri britanik Tony Blair tha sot se vendimi për të lënë Bashkimin Evropian do të ketë “pasoja të paparashikuara”, që mund të shkaktojnë presion për të mbajtur një referendum të dytë për pavarësinë e Skocisë.

Lexo edhe: Largimi i Britanisë nga BE-ja: Ja si e komentojnë liderët e BE-së dhe Shtëpia e Bardhë

“Ky është një vendim që do të ketë pasoja të mëdha. Ju do të keni presion shtesë për të mbajtur një referendum në Skoci në rrethana të ndryshme në krahasim me ato të vitit 2014”, ka thënë Blair për Sky News, transmeton Indksonline.

Blair tha gjithashtu se qytetarët do të kuptojnë se vota e tyre për largim nga BE-ja nuk do të zgjidhë problemet që kanë dalë si rezultat i globalizimit.

Lexo edhe: Jep dorëheqje David Cameron

Temat
BotëLajme

Të afërta