Babastars dhe Dafina Zeqiri injorojnë Top Awards, nuk do marrin pjesë

Top hip hop labeli shqiptar, Babastars dhe superylli i muzikës shqiptare, Dafina Zeqiri, nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Top Awards.

Duket se radha e artistëve që do të injorojnë dhe nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e çmimeve të reformuara nga Top Fest në Top Awards vetëm sa po zgjerohet.

Telegrafi mëson nga burimet e sigurta se të gjithë reperët e Babastars, duke filluar nga lideri i tyre Getoar Selimi, Skivi, Cozman, Majk, Agon Amiga dhe Onat, të gjithë nuk do të marrin pjesë në këtë ceremoni.

Të njëjtat burime konfirmojnë se edhe Dafina Zeqiri ka vendosur të mos udhëtojë drejt Tiranës për të marrë pjesë në Top Awards.

Mësohet se pakënaqësia e këtyre artistëve më vlerësimin e tyre nëpër nominime dhe ndjenja se do të manipulohen ka bërë që ata të tërhiqen.

Sidomos Babastars sipas po këtyre burimeve mësohet se kanë vendosur të mos marrin pjesë për mos korrektësi, pasi besojnë se projekti superhit i vitit të kaluar “S’jena Mo” është dashur të jetë më i nominuari dhe fitues i çmimit kryesor.

Më parë mos pjesëmarrjen dhe injorimin kanë konfirmuar mos pjesëmarrjen yje si Etnon, 2Ton, Genta Ismajli dhe 2Po2. Ky i fundit, madje po nxjerr një këngë në shenjë revolte ndaj festivaleve në përkrahje të vlerave të artistëve.

Mos pjesëmarrja e yjeve të hip hopit të Babastars dhe Dafina Zeqirit, është goditja më e madhe që ka pësuar Top Awards, në vigjilje të mbajtjes së ceremonisë.

Top Awards këtë vit ka ndërruar formë, organizim dhe brendim, teksa udhëhiqet nga trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, e përballur me shumë kritika mbi vlerësimin e artistëve dhe nominimeve.

Temat
Showbiz

Të afërta