Tërhiqet mazhoranca, sot njoftimi për draftin e reformës në drejtësi, javën tjetër futet në kalendar

Mazhoranca ka bërë një hap pas dhe është tërhequr duke mos këmbëngul në kërkesën e saj për draftin e reformës në drejtësi, e cila kërkonte ta kalonte direkt në Parlament këtë projektligj.

Kështu u vendos në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, ku pati debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Deputetët e mazhorancës u tërhoqën dhe pranuan që sot të bëhet njoftimi për draftin e “Drejtësisë”, ndërsa javën e ardhshme të futet në kalendarin e punimeve të Parlamentit. Mësohet se ky projektligj do të futet në kalendarin 6-javor.

Dy palët politike debatuan ashpër sot në Konferencën e Kryetarëve, pasi mazhoranca kërkonte ta fuste në Parlament, kure opozita kundërshtonte fort se ky veprim është kundër rregullores.

Temat
LajmeRajon

Të afërta