Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njoftoi se është duke shkuar në vendin e ngjarjes në lagjen ‘Kolovica’ në Prishtinë.
(I plotësuar) – Kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, siç edhe paralajmëroi pak më parë se ishte duke shkuar në vendin ku u mbyten dy fëmije në një gropë, tashmë ka arritur.
Për tragjedinë në ‘Kolovicë’, Shpend Ahmeti pret hetimet e policisë
Ahmeti, ka shkuar atje, siç tha ai për të mbështetur familjen dhe për të kuptuar më shumë për rastin tragjikë që i mori jetën fëmijëve.
Pas tragjedisë ku humbën jetën dy fëmijë, Ahmeti njoftoi se në atë vend, tek një pronë private, me vite të tëra, kompanitë janë furnizuar me material ndërtimor.
“Kjo është ngjarje e rëndë dhe fillimisht shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes”, shkroi Ahmeti në llogarinë e tij në facebook.
“Ende nuk i kemi informatat e plota dhe po presim policinë për ta sqaruar aksidentin, por në këto momente i ofrojmë mbështetje familjes”.
“Jam duke shkuar tek vendi i ngjarjes për të kuptuar edhe më shumë mbi rastin”./lajmi.net