Parcela me kanabis tek Kodra e Diellit, arrestohen 3 trafikantë të armatosur, në kërkim 2 të tjerë

Policia e Tiranës dhe ajo e Vorës i kanë vënë zjarrin disa parcelave me kanabis tek Kodra e Diellit në Tiranë; 2750 rrënjëve kanabis në total dhe ka arrestuar tre trafikantë të armatosir e shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Policia njoftoi se ka sekuestruar në cilësine e provës materiale dy armë zjarri.

Komisariatit Nr 5 dhe Komisariati Vorë arrestuan në flagrancë:

• Lufti Neli, 38 vjeç, banues në Tiranë.
• Fatjon Xhaferri, 19 vjeç, banues në Tiranë.
• E. Xh., 15 vjeç, banues në Tirane .

Si dhe shpallën në kërkim shtetasit:
• A. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë
• E. Xh., 28 vjeç, banues në Krujë

Arrestimi dhe shpallja në kërkim u bë pasi gjatë kontrolit të territorit, shërbimet e policisë ka evidentuar në fshatin Pinar, në vendin e njohur si “Kodra e Diellit”, të mbjella në dy parcela pranë njëra-tjetrës si dhe në fshatin Palaq, njësia administrative Prezë rreth 2750 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasve Fatjon dhe E. Xhaferri, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale dy armë zjarri:

Një automatik i tipit AK-47
Një pushkë 10-tëshe.

Materialet i kaluan Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 284 dhe 278 i Kodit Penal.

Temat
LajmeRajon

Të afërta