Ledri i pandalshëm, vjen me 5 këngë (VIDEO)

Reperi Ledri Vula do të jetë artisti që pritet të sjellë pesë krijime të reja këtë verë.

Prej kohësh flitej për një bashkëpunim të mundshëm me reperin nga Noizy, por kjo u mohua nga menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi.

“Bashkëpunimi i radhës i Ledrit nuk do të jetë me Noizy-n, por me një tjetër këngëtar shumë të njohur të skenës. Kënga pritet të lançohet më së largu më 10 korrik”, ka thënë menaxheri i këngëtarit për mediat e Kosovës.

Brenda pak ditësh pritet të dalë edhe kënga e re pas klipit “Kings”.

Këngë kjo e cila ka mbledhur rreth 7 milion klikime në Youtube.

Temat
Showbiz

Të afërta