Ky është vendi ku gjetën vdekjen tragjikisht dy fëmijët në lagjen Kolovica (Foto)

“Rreth orës 14:00 kemi marrë një informatë se një fëmijë ka rënë në një gropë. Me të dalë në vendin e ngjarjes është bërë e ditur se bëhet fjalë për dy veta”, ka thënë Ahmeti.

(I plotësuar) – Pas tragjedisë në lagjen Kolovica të Prishtinës, në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe inspekcioni i Komunës së Prishtinës.

3-50-650x358

4-39

5-30

Lajmi i fundit: Dy fëmijë humbin jetën tragjikisht në lagjen Kolovica të Prishtinës

Mësohet se fëmijët ishin vëlla e motër. Lajmi.net ju sjellë fotografitë nga vendi ku ndodhi tragjedia.

Në lagjen Kolovica të Prishtinës kanë humbur jetën dy fëmijë, pasi kanë rënë në një gropë e cila është hapur nga dikush për punime.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga zyra për media në Policinë e Kosovës.

“Rreth orës 14:00 kemi marrë një informatë se një fëmijë ka rënë në një gropë. Me të dalë në vendin e ngjarjes është bërë e ditur se bëhet fjalë për dy veta”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, nga gropa janë nxjerr dy trupa të pajetë, një djalë i moshës 11 vjeçare dhe një femër 13 vjeçare.

Ajo nuk ka mundur ta konfirmoj se kush e ka hapur gropën dhe e ka lënë të pasiguruar. /Lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta