Julian Deda ka një mesazh: “Mos e politizo kombëtaren”

Aktori i mirënjohur i humorit Julian Deda, i sapokthyer në Shqipëri pas një vizitë në SHBA, duket se është përballur menjëherë me realitetin e përditshëm këtu. Është ai realitet që ka të bëjë me përdorimin politik të edhe atyre pak gjërave të bukura që u kanë ndodhur shqiptarëve këto kohë, si përshembull kombëtarja në Euro2016.

Në prag të mbërritjes së kombëtares në atdhe, një reagim në rrjetin e tij social Deda bën këtë apel dhe kuptohet se për kë: “Sot mberrin ne Rinas ekipi jone kombetar. Nuk me shqeteson fakti, qe Kryeministri do dale ti prese, por jam kunder privatizimit te kombetares. Shpresoj te mos perseritet ajo qe ndodhi kur u kualifikuam. Nuk mund ta kthesh festen ne favorin tend, sepse ky triumf nuk te perket vetem ty, por ne rradhe te pare futbollisteve dhe tifoze, te cilet meritojne fjalet me te mira. Larg duart nga kombetarja. Mos e politizo te vetmen gje perfaqesuese qe kemi..!”.

Dhe kur e mendon a nuk ka kaq shumë të drejtë?!…

Temat
LajmeRajonRajonSport

Të afërta