Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në aeroportin e Rinasit ‘Nënë Tereza’. Pritet në Rinas nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja sporteve Lindita Nikolli.
Futbollistët e Kombëtares dhe stafi sapo kanë ateruar në aeroportin e Rinasit, Nënë Tereza, ku po pritet me nderimet më të larta ushtarake.
Në axhendë është parashikuar pritje edhe në Ministrinë e Jashtme, ku i gjithë stafi do të pajiset me pasaporta diplomatike, një premtim ky i Kryeministrit Edi Rama pas fitores me Rumaninë.
Edhe kreu i Qeverisë ka parashikuar pritje për futbollistët në Kryeministri dhe ndalesa e fundit do të jetë tek ‘Fan Zone’ në sheshin Nënë Tereza, ku do të takohen me tifozët.
Fjalët kyçe
Kombetarja Shqipëris