Detaje nga vdekja tragjike e dy fëmijëve në Kolovicë, familjarët fajësojnë Komunën (Foto)

Dy fëmijë të Muhamet Mramorit kanë ndërruar jetë teksa po luanin pranë shtëpisë së tyre.
Ata kanë rënë në një gropë aty pranë, ku dhe kanë gjetur vdekjen.

Lajmi.net mëson se këto gropa janë bërë nga një kompani që po merrte gurë për te shtruar rrugë.

Familja nuk pranojnë të flasin por fajsojnë Komunën që kanë lënë të punojnë aty pa shenja që paralajmërojnë se është vend-punim.

Fëmijët kanë provuar të freskohen në një grop tepër të madhe e cila është që rreth dy vite aty.

Banorët përreth thonë që Inpskcioni ka qenë disa herë por nuk ia kanë ndërprerë punën për këtë kompani.

Afër gropës, policia dhe inspeksioni nuk po lejojnë askënd që të afrohen pranë gropës.

Banorët thotë se dy herë janë ndërprerë punimet e gurët janë marrë nga një kompani toka është lëshuar me qira.

Kur ngjarja ka ndodhur besohet se kanë qenë rreth pesë fëmijë. Fëmijët thonë se djali ka dal uji aty dhe ka rënë sërish, ndërkaq motra ka provuar ta ndihmojë dhe ka rëne edhe ajo.

Familjes i ka shpëtuar edhe një vajzë tjetër.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fund të lagjes Kolovica, përkatësisht afër rrugës që lidh me fshatrat Makoc dhe Llukar./lajmi.net

1

2

3

Temat
LajmeVend

Të afërta