Banori i Kolovicës, Sylejman Krasniqi, ku edhe kanë humbur jetën dy fëmijë orë më parë, ka rrëfyer përpjekjet që janë bërë për t’i shpëtuar fëmijët.
Krasniqi ka thënë se vajza e tij dhe një polic kanë tentuar për 20 minuat t’i shpëtojnë fëmijët por nuk kanë arritur të bëjnë një gjë të tillë.
“Kam një vajzë që din notë dhe ka tentuar për 20 minuta, por nuk ka pasur sukses. Pastaj dhe një polic ka tentuar pas 20 minutash por nuk ka pasur sukses”.
Ai thotë që kompania qe e ka hapur këtë gropë është edhe kompania që e ka asfaltuar këtë rrugë dhe është nga Barileva./lajmi.net