2po2 sulm spektakolar ndaj Top Awards, nesër publikon klipin si revoltë (Foto)

Reperi i njohur shqiptar, 2po2, ka paralajmëruar lansimin e videoklipit për të premtën mbrëma, pikërisht në ditën kur mbahet ceremonia e e ndarjes së çmimeve Top Awards.

Reperi ka shprehur revoltën e tij ndaj kësaj ceremonie, duke thënë se ai është dashur të jetë prezent dhe i nominuar në dy kategori, por se nuk do ta bëjë këtë në shenjë revolte.

Ai ka paralajmëruar që pikërisht për këtë do të publikojë këngën “Çka ka ftyra jem” ku do të portretizojë varrimin e shpresave të një artisti që sipas tij të vlerësohet ndonjëherë në trojet shqiptare.

Më tej ai ka porositur të gjithë artistët shqiptarë që janë neglizhuar nga Top Awards dhe festivale tjera që të mos ndihen të shkelur e as të injoruar, sepse ata kanë arritur vet dhe jo falë dikujt aty ku janë.

Shikoni postimin e plotë të 2po2:

https://www.instagram.com/p/BG_1R-MQsqP/?taken-by=besnik2po2

Temat
Showbiz

Të afërta