‘Zizi’ ende në spital! Deklaratë e dhimbshme e vëllai të tij

Aziz Salihu, legjenda e boksit, fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos ka me tepër se dy javë që është shtrirë në spitalin e Prishtinës.

Cila është gjendja e tij? Vëllai i ‘Zizit’, Reshati ka dhënë një deklaratën të dhimbshme, duke thënë se ai po merr disa terapi të rënda.

“Fillimisht e falënderoj gjithë stafin e Gastros e tash infektiven që janë shumë të kujdesshëm me shërimin e ‘Zizit’. Ai është tash në terapi dhe presim rezultatet. ‘Zizi’ ka komplikime tjera pas infeksionit, por gjendja është stabile”, tregon Reshati për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Salihu pritet sa më shpejt të përmirësohet dhe të dalë nga spitali, për faktin se po i mungon shumë sportit në përgjithësi të Kosovës.

‘Zizi’ është njeriu që dha shumë për sportin dhe shtetin e Kosovës.

Ai sakrifikoi gjithçka në kohën e okupimit vetëm që sporti të mos shuhet dhe ka qenë halë në sy nga regjimi kriminal serb, kur edhe e kishte arrestuar atëkohë për shkak të aktiviteteve të tija në shërbim të sportit të Republikës së Kosovës.

largea_13428470_1002070579870025_7166726575957236745_n1466608205

Temat
SportVend

Të afërta