VIDEO/ Argjentina në finale, shkatërron SHBA-në

Argjentina ka shkatërruar SHBA-në dhe është kualifikuar për në finale të Kupës së Amerikës.

Skuadra e Tata Martionos mposhti Amerikën me rezultatin 4-0, ndërsa listës së golashënuesve nuk kishte sesi t’i mungonte ‘ylli’ argjentinas Leo Messi, shkruan Syri.net.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt pasi Ezequiel Lavezzi shënoi me kokë që në minutën e 3-të duke mos i lënë asnjë shans portierit për të reaguar.

Më pas në minutën e 32’ do të vinte mrekullia e Loe Messit i cili realizoi nga një goditje dënimi, një gol që shtangu jo vetëm të pranishmit në stadium por edhe vetë sulmuesin e Barcelonës.

Listës së golashënuesve do ti shtohet edhe Gonzalo Higuain i cili me dopjetën e tij vulosi përfundimisht rezultatin e takimit.

Në finalen e Kupës së Amerikës, Argjentina pritet të përballet me fituesin e çiftit gjysmëfinalist Kolumbi-Kili.

VIDEO

https://youtu.be/3QHkqy9vb_s

Temat
BotëSport

Të afërta