Vajza 23 vjeçare e Naser Kelmendit në listën e zezë të Obamës (Foto)

Familja e Naser Kelmendit dhe kompanitë e tij në tri shtete të ndryshme ishin pjesë e listës së zezë të Presidentit të SHBA’së, Barack Obama. Në listën e familjes Kelmendi është edhe vajza e Naserit, Donata, e cila është vetëm 23 vjeçare. Ajo në listën e zezë është së bashku me vëllain e saj Elivisin
Presidenti Obama ka vendosur që lista e emergjencave e kombëtare e shpallur më 26 qershor 2001 duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi edhe pas 26 qershorit 2016. Në listën e zezë është edhe familja e Naser Kelmendit.

Kelmendi bashkë me fëmijët e tij akuzohet se merret me trafikim të drogës dhe pastrim të parave. Ajo çfarë bie në sy është vajza e tij Donata, e cila është vetëm 23 vjecare – e lindur më 16 shtator 1992. Sipas listës ajo është e lidhur me hotelin “Casa Grande” që ndodhet në Ulqin.

Aktualisht, Naser Kelmendi po gjykohet në Kosovë, ndërsa mbrojtës i tij është Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha./GazetaExpress/

Temat
LajmeVend

Të afërta