Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli po del të jetë mirë nga ana e pasurisë së paluajtshme.
Në formularin e pasurisë të publikuar nga Agjencinë Anti-Korrupsion, deputetja ka deklaruar pronat e përbashkëta familjare, e të cilat kapin vlerën e 380 mijë eurove.
Deputetja e LDK-së, në një prononcim për “Indeksonline”, shpjegon se shtëpitë dhe banesën, që gjenden në fshatin Bardh të Madh të Fushë Kosovës, nuk janë vetëm nën pronësinë e saj.
“Pasuria është me dy vëllezërit e mi. Pra, tre persona kanë të bëjnë me këto pasuri. Qe 20 vjet i kemi këto prona të përbashkëta me familje, e njëri prej vëllezërve është jashtë Kosovës”, ka thënë ajo.
Ndonëse qëndron mirë me toka e shtëpi, Tërmkolli nuk është që ka ‘investuar’ aq shumë në teknologji. Gjatë seancave parlamentare ajo shihet me një telefon të thjesht, të tipit, “Nokia 6700c”. Sipas çmimeve të tregut, ky telefon kushton rreth 15 euro.
Tërmkolli afro 400 mijë euro pasuri të paluajtshme, ndërsa 15 euro telefonin (Foto)
Autori: Lajmi.net Lajme, Nacionale15:44, 22 June 2016
Melihate Tërmkolli Melihate Tërmkolli
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli po del të jetë mirë nga ana e pasurisë së paluajtshme. Në formularin e pasurisë të publikuar nga Agjencinë Anti-Korrupsion, deputetja ka deklaruar pronat e përbashkëta familjare, e të cilat kapin vlerën e 380 mijë eurove.
Deputetja e LDK-së, në një prononcim për “Indeksonline”, shpjegon se shtëpitë dhe banesën, që gjenden në fshatin Bardh të Madh të Fushë Kosovës, nuk janë vetëm nën pronësinë e saj.
“Pasuria është me dy vëllezërit e mi. Pra, tre persona kanë të bëjnë me këto pasuri. Qe 20 vjet i kemi këto prona të përbashkëta me familje, e njëri prej vëllezërve është jashtë Kosovës”, ka thënë ajo.
Ndonëse qëndron mirë me toka e shtëpi, Tërmkolli nuk është që ka ‘investuar’ aq shumë në teknologji. Gjatë seancave parlamentare ajo shihet me një telefon të thjesht, të tipit, “Nokia 6700c”. Sipas çmimeve të tregut, ky telefon kushton rreth 15 euro.
“Telefon është shumë i mirë dhe personalisht më pëlqen dhe se kam ndërmend me ndrru. Ishalla s’më prishet sepse ju besoj më shumë këtyre telefonave. Nuk është se s’mundem të blej të ri, mirëpo ky më përshtatet më shumë”, ka thënë deputetja.
Ndryshe, Tërmkolli përpos punës në Kuvendin e Kosovës, ajo përfiton edhe një pagë si ligjëruese në Universitetin privat “AAB”.