Si ta përballoni vjehrrën?

Kur martohesh, nuk martohesh vetëm me personin që e keni për partner por edhe me familjen e tij.

“Kur një çift përballet me vjehrrat, kjo i shton lidhjes shumë stres”, thotë Susan Newman, një psikologe që për vite me radhë i ka studiuar raportet në mes nuseve dhe vjehrrave dhe dhëndurëve dhe vjehrrave, shkruan Huffington Post.

“Që ta mbroni lidhjen tuaj, duhet të vendosni me kujdes kufijtë për vjehrrat tuaja”.

Vendosni kufij të fortë.

Mos i lejoni ato t’ju tregojnë se si ta trajtoni bashkëshortin tuaj. Lidhjen dhe mënyrën e funksionimit të saj e vendosni ju vetë.

Përpiquni të mos i bëni bashkëshortët tuaj të duken të këqij.

Kur nuk i duroni të flasin, largohuni nga biseda.

Çkado që thonë, mos e merrni shumë personalisht.

Temat
Fun

Të afërta