Sadiku sqaron “lidhjen” me vajzën e Tramezzanit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka hedhur poshtë të gjitha zërat e përhapur në media gjatë dy ditëve të fundit për një lidhje mes tij dhe vajzës së zëvendës trajnerit të kombëtares, Paolo Tramezani.

Futbollisti, nëpërmjet një postimin e rrjetet sociale, i ka cilësuar të gjitha aludimet si të pavërteta dhe foton e ka cilësuar si të pafajshme dhe miqësore.

Postimi i plotë i sulmuesit Armando Sadiku, në rrjetin social:

“Të dashur miq, do të doja që bukuria e fitores me Rumaninë, të mos zbehet dhe të keqinterpretohet nga një foto krejtësisht e pafajshme dhe miqësore, që ka qarkulluar nëpër media ditëve të fundit. Ju lutem mos aludoni për asgjë dhe mos shkruani gjëra të pavërteta për jetën time personale jashtë fushës së futbollit.

Dua të theksoj se arritjet e mia kanë vetëm një emërues të përbashkët : punë dhe sakrifica pa fund dhe besimin tek Zoti, nga ana ime dhe familjes time të shtrenjtë, që gjithmonë ka qenë mbështetja dhe frymëzimi im.

Temat
RajonSport

Të afërta