Njësia e Zjarrfikësve në Mitrovicë furnizohet me uniforma për sezonin e verës

Njësia Profesionale e Zjarrfikësve në Mitrovicë ka pranuar komplet uniforma të reja për sezon të verës dhe bateri ndriçuese.

Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi i cili uroi zjarrfikësit për punën që bëjnë në shërbim të qytetarëve në përgjithësi, përcolli mesazhin se mbështetja e komunës së Mitrovicës për zjarrfikësit nuk do të mungojë.

“Në qytetin tonë jemi shumë të përgatitur me ekipin e zjarrfikësve, djemtë tanë janë shumë të përgatitur për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve. Intervenimet nga ana e zjarrfikësve janë në kohë dhe me shpejtësi të madhe marrin pjesë aty ku e lyp nevoja në bazë të kërkesave të qytetarëve”, Kamberi.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, tha se komuna është e zotuar që t’i përmirësojë kushtet e punës, duke ditur për rëndësinë që ka ky institucion e sidomos gjatë sezonit veror kur zjarret janë më të shprehura si pasojë e temperaturave të larta që mbizotërojnë në vendin tonë.

Edhe shefi i Njësisë së Zjarrfikësve, Tahir Mikullovci, falënderoi nënkryetarin Kamberi dhe komunën për mbështetjen e madhe që u japin.

“Falënderojmë komunën e Mitrovicës për përkrahjen si financiare dhe morale ndaj njësisë tonë për kryerjen e detyrës në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Mikullovci.

Njësia Profesionale e Zjarrfikësve

Njësia Profesionale e Zjarrfikësve

Temat
LajmeVend

Të afërta