Motra e Rita Orës në gjykatë, kjo është arsyeja

Motra e këngëtares së famshme me orgjinë nga Kosova, Rita Orës, ka dëshmuar në gjykatë për frikën që ka ndjerë kur ka parë se në dhomën e motrës janë vjedhur gjësende të vlefshme prej 200.000 mijë dollarësh.

Elena së bashku me motrën e saj kanë qenë duke fjetur së bashku në dhomë në katin e lartë të shtëpisë kur dy njerëz kanë thyer shtëpinë në sulmin e planifikuar.

Charaf Elmoudden 26 vjeqarë, është vjedhës i stolive të çmuara, Iphonëve, kompjuterëve, çantave dhe vjedhjeve të cilat janë marr nga dhoma e këngëtares në veri perëndim të Londrës,transmeton Mirror.

Elena ka dëshmuar se është zgjuar në ora 5.50 kur ka parë një njeri në dhomën e saj. Këtë e ka thënë në Harrow Crown, gjykatë kjo në Hailshan Drive në Londër e cila merret me trajtimin e rasteve kriminale.

Më tej, Elena ka treguar se si njeriu i maskuar që ka hyrë në shtëpi e ka shikuar atë në sy duke u konfrontuar me shikim.

“Në një moment mendova ai nuk ishte shumë larg meje sepse ai kishte qenë duke më shikuar mua duke fjetur. I thash përshëndetje dhe isha shumë konfuze, pastaj ai më shikoi mua”, ka shtuar ajo.

“Pastaj u mendova..nuk e njihja, nuk mund ta identifikoja, dhe ai ishte një hajn. Ai ka shikuar vdekjen në sytë e mijë. Kam dashur të bërtas “O zoti im”, por nuk më ka dal zëri nga frika”, ka thënë më tej ajo.

Grabitësi ka marr kutinë me stoli të çmuara dhe çka do tjetër që ka gjetur para se të dal nga shtëpia”, tha Elena.

Ora ishte kthyer në shtëpinë që ajo e ndanë me familjen e saj në rreth mesnatës më 27 nëntor të vitit të kaluar dhe ishte në gjumë në dhomën e saj në katin e lartë gjatë bastisjes, tha gjykata.

Ndërsa prokurori më tej tha se shtëpia ka qenë e zgjedhur nga grabitësit, sepse e kanë ditur se ajo jeton atje.

“Ajo adresë ka qenë në shënjestër….sepse dihet se ka produkte me vlera të çmuara”.

Për fund u tha se seanca për këtë çështje do të vazhdojë.

Temat
Showbiz

Të afërta