Motra e Rita Orës doli në gjykatë

Motra e këngëtares së famshme me orgjinë nga Kosova, Rita Orës, ka dëshmuar në gjykatë për frikën që ka ndjerë kur ka parë se në dhomën e motrës janë vjedhur gjësende të vlefshme prej 200.000 mijë dollarësh.

Elena së bashku me motrën e saj kanë qenë duke fjetur së bashku në dhomë në katin e lartë të shtëpisë kur dy njerëz kanë thyer shtëpinë në sulmin e planifikuar.

Charaf Elmoudden 26 vjeqarë, është vjedhës i stolive të çmuara, Iphonëve, kompjuterëve, çantave dhe vjedhjeve të cilat janë marr nga dhoma e këngëtares në veri perëndim të Londrës,transmeton Mirror, transmeton kolona.

Elena ka dëshmuar se është zgjuar në ora 5.50 kur ka parë një njeri në dhomën e saj. Këtë e ka thënë në Harrow Crown, gjykatë kjo në Hailshan Drive në Londër e cila merret me trajtimin e rasteve kriminale.

Temat
Showbiz

Të afërta