Modelen e bën të veçantë këto karakteristika sipas Dhurata Lipovicës

Një vajzë, një grua, e veçantë. Jo vetëm në pamje, por edhe në atë që bën, një modele që po ndjen shijen e të qenit në qendër të vëmendjes.

Dhurata Lipovica, pa dyshim që radhitet në femrat e pakta me shumë fat, pasi përmasat e trupit të saj janë pothuajse ideale.

Duke pasur parasysh karakterin e saj ekzotik, ajo mundohet që të duket gjithmonë e praruar duke krijuar një imazh femëror të pakrahasueshëm me të tjerat, shkruan Telegrafi.

Ajo ndër të tjerash ka zbuluar se çfarë karakteristika duhet t’i ketë një femër që të jetë një top-modele.

“Modelimi në Kosovë është në një fazë, ku jo gjithmonë ka kritere të veçanta sa i përket realizimit të një reklame apo kampanje, prandaj të gjithë ata që e kanë pasion fotografinë, reklamat, kanë mundësinë që ndonjëherë në jetë, të përzgjidhen nga kompanitë për realizimin e reklamave të ndryshme. Të kesh një personalitet të mirë, të jesh e dëgjueshme dhe të dish të realizosh kërkesat e stilistit/dizajnerit, apo drejtorit artistik (fotografit), janë ndër karakteristikat që duhet të ketë një vajzë apo djalë për të fituar punën kundrejt një reklame apo sfilate. Mund të them se, tek ne, gabimet më të mëdha që modelet i bëjnë, sepse jo gjithmonë pajtohen me pamjen e tyre/apo veshjet që stilisti/dizajneri ka përzgjedhur, apo grimeri/frizeri që ka përgatitur grimin/flokët. Prandaj, unë do ta kisha sugjeruar çdo modele me apo pa eksperiencë, që të lejojë ata të merren me punët e tyre dhe modelet të bëjnë të veten”, tha Dhurata.

Temat
Showbiz

Të afërta