Lojtarët e Real Madridit në qendër të vëmendjes në këtë Evropian (Foto)

Me penallti Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve të 11-të me radhë duke e mposhtur Atletico Madridin.

Në atë ndeshje asnjë futbollist i Los Blancos nuk humbi asnjë 11-metërsh, por si për ironi të fatit nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për lojtarët e këtij klubi që janë aktualisht të angazhuar në Kampionatin Evropian.

Vetëm dy penallti janë gabuar deri tani në Euro 2016-të, dhe kjo u ka ndodhur dy futbollistëve të Realit.

Cristiano Ronaldo humbi penalltinë që mund t’i jepte fitoren Portugalisë në sfidën ndaj Austrisë, pasi u ndal nga shtylla.

ronaldo-1-4

Akoma edhe më trashanik ishte gabimi i qendërmbrojtësit Sergio Ramos, në sfidën mes Kroacisë dhe Spanjës. 11-metërshi i humbur nga ky i fundit i kushtoi shumë La Rojas që humbi vendin e parë në grupin D, dhe tashmë do të masë forcat me Italinë që në rundin e 1/8-ave.

ramos-1

Në finalen e Ligës së Kampionëve, Ronaldo dhe Ramos ishin dy prej futbollistëve që realizuan penalltitë, por mesa duket pesha e fanellës së kombëtares ka bërë të vetën te këta dy futbollistë të cilët nuk janë treguar të qetë përpara portës.

morata-66

Lojtarët e Realit në fakt në këtë evropian janë protagonistë si në të mirë ashtu edhe në të keq, sepse Gareth Bale dhe i rikthyeri te Los Blancos, Alvaro Morata janë dy golashënuesit më të mirë deri tani në kompeticion me nga tre gola të realizuar.

gareth-bale-1

Temat
BotëSport

Të afërta