Lewandowski i thur lavde futbollistit shqiptar (Foto)

Robert Lewandowski e ka lavdëruar mesfushorin shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka.

Polonia dhe Zvicra do të përballen në 1/8 e finales së kampionatit Evropian.

Për sulmuesin polak, Robert Lewandowski, Zvicra është favorite në këtë përballje, por ata do të tentojnë t’i shfrytëzojnë dobësitë e “helvetëve”.

Sulmuesi i Bayernit ndër të tjera e ka lavdëruar edhe Granit Xhakën, për të cilin mendon se ka bërë paraqitje të mira.

“Zvicra është favorite. Është kundërshtar shumë i vështirë me lojtar shumë kualitativ, veçanërisht Granit Xhaka, i cili ka lënë përshtypje të mira. Por, ata kanë edhe dobësi, të cilat do të mundohemi t’i shfrytëzojmë”, tha Lewandowski për Blick.ch.

levas

Temat
Sport

Të afërta