Kjo është historia prekëse e talentit turk Emre Mor

Përveç fitores së fundit ndaj Çekisë, e cila erdhi dy humbjeve të njëpasnjëshme të Turqisë në Euro 2016, ka diçka tjetër që ka bërë shumë bujë nga kampi turk.

Fjala është për talentin, Emre Mor, i cili edhe pse është në një moshë të re 18 vjeç, ka shpërthyer në fushë me shpejtësinë dhe teknikën e tij, duke e marrë vëmendjen e mediave botërore.

Prapa suksesit të tij, qëndron një histori shumë e dhimbshme. Ai lindi në vitin 1997, si një fëmijë jashtëmartesor me baba një turk, dhe nënën daneze me prejardhje nga Maqedonia.

Aq shumë e donte futbollin, teksa në moshën 16 vjeç për futbollin e la shkollën. Në vitin 2013 Mor u ftua nga klubi francez St. Etienne në provë, por nuk arriti që ta kalonte provën.

Po në këtë vit, Emre theu këmbën në një stërvitje. Ai kishte frikë se nuk do të luante kurrë më futboll, por nuk u dorëzua pasi pas dëmtimit lidhi në këmbët e tij hekur me peshë 2.5 kilogram për t’i forcuar këmbët. Talenti turk më pas u rikthye edhe më i fortë në klubin danez Lyngby Boldklub.

Ai jetonte në një lagje të varfër dhe në stërvitje shkonte me autobus lokal. Për më tepër edhe babai i tij përfundoi në burg. Kjo bëri që Emre të përfundojë në jetimore.

Por, në vitin 2015 një nga klubet e rëndësishme të Danimarkës, Nordsjaelland ndryshoi jetën e Emre Mor duke e transferuar në klubin e tyre. Në këtë skuadër ai u zbulua edhe nga trajneri turk, Fatih Terim.

Edhe pse në shtator të vitit 2015 fitoi nënshtetësinë daneze, me përpjekjet e Terim, ai u bind të përfaqësojë Turqinë. Dhe për këtë nevojitej nënshkrimi i babait të tij në burg.

Turqia e njohu për herë të parë atë vetëm disa javë më parë, në ndeshjen miqësore që turqit e zhvilluan me Malin e Zi. Me një paraqitjeve vetëm 45 minuta, ai arriti t’i mahnit të gjithë. Kur tribunat brohoritën emrin e tij “Emre Mor, Emre Mor”, ai nuk u përmbajt dhe qau.

UEFA Euro 2016 e përzgjodhi Emren në mesin e të ashtuquajturve “Young Guns” . Tashmë, ai ka bërë një hap tjetër në karrierë, pasi u transferua për 9.5 milionë euro te Borussia Dortmund

Temat
BotëSport

Të afërta