Kadaj-Bujupi: Veseli po bënë sehir para rikolonizimit të Mitrovicës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi ka akuzuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin se po bën sehir para rikolonizimit të Mitrovicës.

Kadaj- Bujupi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në vend se ta kundërshtojë e kushtëzojë Serbinë, Vuçiqin dhe tre ushtarët e tij nga Lista Serbe në Qeverinë Mustafa, krejt çka bën Kadri Veseli është se e ndërsen një OJQ në Mitrovicë kundër kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri.

Lexoni postimin e plotë:

Kadri Veseli po bën sehir para rikolonizimit të Mitrovicës ani se vjen prej asaj komune. Kryetari i PDK-së, kryetari i Kuvendit dhe ‘ish’ kreu i ShIK-ut, po pin limonata në vapën prishtinase. Në vend se ta kundërshtojë e kushtëzojë Serbinë, Vuçiqin dhe tre ushtarët e tij nga Lista Serbe në Qeverinë Mustafa, krejt çka bën Kadri Veseli është se e ndërsen një OJQ në Mitrovicë kundër kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri.

Mbase Veseli nuk e çau kokën për Mitrovicën as kur u nda ajo në qershor 1999 dhe as kur prej pjesës veriore u dëbuan afër 12.000 shqiptarë në shkurt 2000. Prandaj edhe sot rikolonizimin e Mitrovicës dhe Zveçanit e shoqëron veçse me një buzëqeshje nga kolltuku në Prishtinë.

Temat
LajmeVend

Të afërta