Ja se herë është ndarë Mihrija nga Naimi

“Zemra më plasi” është balada e fundit e Mihrije Brahës me vargje të shkruara nga vetë ajo, për 25 vjetorin e martesës me Naim Abazin. Balada pikëlluese me muzikë të Fatos Canollit vjen si dedikim i thellë për femrat që dashurojmë vetëm një herë në jetë.
Kjo këngë ishte spuntoja e 48 vjeçares ikonë të muzikës, për të bërë dhe këtë rrëfim personal në çerek shekulli martesë. Mihrija tregon për “Story” tre dramat që kanë përjetuar si çifti i sulmuar në rrethin e artistëve të Kosovës, pasionin që i mban bashkë bashkë deri më sot, bashkë me një set fotosh sensuale të realizuara nga Avni Selmani.

Duket se të ka pushtuar dhembja në klipin e ri “Zemra më plasi”. Si u prit kënga e re?Shumë mirë. Mora shumë fjalë pozitive për këtë baladë të dhimbshme.

I ke shkruar vetë vargjet. Do të thotë që ka lidhje me ty kjo fabul? Tekstin e kam shkruar vetë, por nuk ka të bëjë me jetën time dhe realitetin. E vërteta është që për një çast më shkoi mendja se po të dështoja në dashuri nuk do të dashurohesha më kurrë. Kjo nënkupton që nuk mundemi larg njëri-tjetrit. Por realisht njoh disa femra që me të vërtetë kanë dashuruar një herë dhe më kurrë.

E ke përjetuar ndonjëherë në jetë këtë makth dashurie qoftë edhe për kohë të shkurtër?Jo, jo thashë më sipër që nuk më ka ndodhur fatmirësisht, fatmirësisht!

Je shprehur se dikur kishin bërë skenar të të ndanin nga bashkëshorti Naim Abazi. Ç’mund të na tregosh më shumë për peripecitë që keni kaluar? Kjo është e vërtetë, dhe jo një here, por disa herë. Madje i kam pasur tre drama nga këto skenare, por fatmirësisht nuk kemi rënë në grackë. Nuk dua të flas më shumë në këtë drejtim, ndoshta në ndonjë rast tjetër.

Pse nuk ishin dakord njerëzit e rrethit tuaj në atë kohë që ju të martoheshit? Ne kemi bashkëjetuar gjatë dhe këtë e kanë ditur të gjithë. Familjet gjithmonë kanë qenë dakord, por skenaret e përgatitura nga disa njerëz, duke menduar se këta dy janë të suksesshëm ngaqë janë në krah të njëri-tjetrit. Prandaj janë bërë skenaret… Mund të them se në fillim nuk e dinim as nga po na vinin, por gjithmonë gjërat dalin në shesh. E rëndësishme është që ne duheshim edhe më shumë me njeri-tjetrin.

Je ndarë ndonjëherë gjatë këtyre viteve martesë, por që e keni mbajtur të fshehtë nga mediat? Për fat jo.

Festoni 25 vjetorin tuaj, po cili është sekreti i martesës suaj jetëgjatë? Jemi jemi mish e gjak dhe mendoj se edhe Zoti na ka krijuar për njëri-tjetrin mbi të gjitha. Sa për sekretin them se është dashuria e sinqertë dhe respekti i madh që ndiejmë. E vërteta është që nuk kemi mundur kurrë pa njëri-tjetrin dhe nuk po mundemi larg.

Po djali Plator çfarë roli luan në marrëdhënien tuaj, ju kritikon për diçka? Me djalin raportet janë fantastike. Nuk ka ndonjë kërkesë apo ndonjë kritikë, sepse ai e di mirë se çfarë kategorie i ka prindërit e tij. Normal edhe ai e ka pranuar zhanrin e muzikës që ne kultivojmë.

Një jetë bashkë, cili është mbajtur më i bukuri nga ju të dy ndër vite? Normal femra është simboli i bukurisë. (qesh)

Dhe ke qenë gjithmonë e rrethuar nga kompliementet për pamjen, po të tremb plakja?Plakja nuk po më tremb aspak. Fati im që po rrjedh shumë ngadalë dhe nuk kam përjetuar shok para pasqyrës. (Qesh) Në fund të fundit nuk kam ndryshuar, kam qenë ajo që jam edhe sot, e dashur, pozitive, e hareshme. Dhe jam me fat që gëzoj edhe shumë tipare të tjera. E meqë pjesë e karrierës është publiku, kudo që jeni ju puth fort!

Temat
Showbiz

Të afërta