Një postim në Facebook rreth një debati ndërmjet një gruaje myslimane dhe një burri në një autobus në Uells është shpërndarë me të madhe së fundmi.
Ky postim ishte bërë nga një promotor i muzikës, Tom Bradbury, i cili kishte shkruar: “Gjëja më e mirë që më ka ndodhur ka qenë sot, ndërmjet një burri të bardhë dhe një gruaje (me djalin e saj)”.
Siç ka shkruar më tej ai, gruaja kishte veshur një mbulesë islame.
“Pas pesë minutash që gruaja po fliste me djalin e saj, në gjuhën e tyre, burri, pa ndonjë arsye i thotë gruas, ndjeu se duhet thënë gruas në fjalë: Kur ju jeni në Britani, ju duhet të flisni anglisht”.
“Në atë moment, një grua e moshuar, iu kthye atij dhe i tha: Ajo është në Uells dhe është duke folur uellsisht”.
Rrëfimi i tij u bë shumë i famshëm dhe për të ishte raportuar edhe nga media të famshme.
Megjithatë, ka komente që thonë se rrëfimi në fjalë mund të jetë i trilluar.
Sipas shumë komentuesve, ky rrëfim ka shumë ngjashmëri me një të ndodhur vite më parë në SHBA.
Në atë rast, një burrë, një gruaje që po fliste në telefon, pasi e kishte përfunduar i ishte afruar duke i thënë: Ju jeni në Amerikë, andaj duhet të flisni anglisht. Nëse doni të flisni gjuhën meksikane, shkoni në Meksikë.
Dhe përgjigja e gruas kishte qenë kjo: Zotëri, po flisja Navajo. Nëse doni të flisni anglisht, shkoni në Angli.