Vetëm një mrekulli mund ta kualifikojë Shqipërinë pasi ditën e sotme Kombëtarja me shumë mundësi do të renditet jashtë 4 vendeve të treta më të mira të cilat do të vazhdojnë garën në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
Sot luhen 4 ndeshjet e tjera ku me shumë interes pritet përballja e orës 18:00 mes Hungarisë dhe Portugalisë së Cristiano Ronaldos, shkruan Syri.net.
Ndërkohë ndeshja tjetër e vlefshme për Grupin F, ndërmjet Islandës dhe Austrisë do të vendosë ekipin që do vazhdojë të jetë pjesë e ‘Euro 2016’.
Në këto dy përballje Shqipërisë i duhet një fitore e Hungarisë ndaj Portugalisë e kombinuar me çfarëdo rezultati në ndeshjen mes Islandës dhe Austrisë.
Në orën 21:00 do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit për fazën e grupeve ku Italia do të kërkojë fitoren ndaj Irlandës ndërsa Belgjika do të përballet me Suedinë.
Në këtë Grup Shqipërisë i leverdis një fitore e Italisë dhe Belgjikës, për të vazhduar ëndrrën e Francës.
Këto janë ndeshjet dhe llogaritë për sot: