Flokët me të kuqe nëse kualifikohemi

Kuqezinjtë janë gati të bëjnë çmenduria në këtë Europian, por tashmë po presin me ankth dhe me shpresë kualifikimin, për të luajtur sërish në Europian.

Kombëtarja po pret me padurim përfundimin e ndeshjeve të treta në grupe për të mësuar nëse do të kualifikohet dhe lojtarët e kanë bërë premtimin e tyre përballë njëri-tjetrit.

Të gjithë do të zbresin në fushën e lojës me flokët e lyer me të kuqe, në rast se Shqipëria fiton të drejtën për të luajtur edhe një ndeshje tjetër në fazën e 1/8-ave të Europianit.

Andi Lila dhe Ansi Agolli, kanë qenë të parët që e kanë menduar diçka të tillë dhe ideja e tyre është aprovuar nga gjithë të tjerët.

Dy mbrojtësit kuqezinj ishin ideatorët e këtij plani, ku në rast se do të realizohet, mund të bëjë jehonë në të gjitha mediat europiane.

Duket se Arlind Ajeti do të shpëtoj nga ky detyrim i dhënë nga bashkëlojtarët.

ArlindAjeti-1-780x439

Temat
RajonSport

Të afërta