Etrit Berisha merr 3 oferta interesante

Etrit Berisha është një lojtarët shqiptarë më të kërkuar në treg, pasi ka kohë që e ka bërë të qartë se do ta lërë Lacion.

Portieri i kombëtares sonë hyn në vitin e fundit të kontratës, ndaj Lacio duhet ta shesë patjetër dhe ofertat nuk mungojnë, me Beshiktashin që ka hedhur hapat e parë.

Megjithatë, “lalaziosiamonoi” raporton se në garë për Berishën janë futur edhe dy klube të tjerë.

Sasuolo në Itali ka nuhatje të shkëlqyer për lojtarë cilësorë e të lirë, ndaj ka shfaqur interes, por më i vendosur duket Uotfordi, në Premier Ligën angleze.

Etrit Berisha

Temat
RajonSport

Të afërta