Del Bosque pret Spanjë më të fuqishme në 1/8 e finales

Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, ka thënë se lojtarët e tij ishin të heshtur pas humbjes së befasishme nga Kroacia me rezultat 2 me 1, por ka thënë se pret këndellje të ekipit në 1/8 e finales.

Kampioni aktual i Europës kaloi në epërsi me golin e Alvaro Moratas, por Kroacia barazoi rezultatin ndërsa Sergio Ramos humbi penalltinë, para se Ivan Perishiq të realizonte golin e fitores.

Del Bosque ka insistuar se lojtarët e tij luajtën mirë kundër kroatëve, por pret që ata të përgjigjen në ndeshjen kundër Italisë.

“Lojtarët ishin të heshtur. Nuk u pëlqeu humbja. Kishim lojën në kontroll. Nuk dua të mbroj lojën tonë, por mendoj se luajtëm mirë”, ka thënë Del Bosque.

“Nuk e mbajtëm topin aq sa duhej dhe nuk ishim gati për kundërsulmet. Ne jemi ende në garë dhe do ta tejkalojmë këtë situatë”.

Spanja

Temat
BotëSport

Të afërta