Arrestohen 6 serbë që provokonin kalimtarët dhe sulmuan policinë

Gjashtë shtetas të Serbisë janë arrestuar të hënën pasdite në afërsi të fshatit Ramun të Pejës në Kosovë, pasi ata kanë sulmuar fizikisht policët rrugorë rajonal të Pejës, derisa po kryenin detyrën e tyre zyrtare.

Këto arrestime janë konfirmuar të martën nga Policia e Kosovës në raportin ditor të ngjarjeve brenda 24 orëve.

“Më 20 qershor, rreth orës 14:40, njësiti policor në një pikë kontrolli ka ndalur veturën “Audi” me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një i dyshuar mashkull serb, shtetas i Serbisë, së bashku me pesë pasagjerë po ashtu të dyshuar, meshkuj serbë, shtetas të Serbisë.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të dyshuarit nën ndikimin e alkoolit kanë fyer zyrtarët policorë e më pas i kanë sulmuar. Si pasojë e sulmit katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Temat
LajmeVend

Të afërta