Arda Turan kërcënon tifozët pas fitores së djeshme

Mesfushori i Barcelonës dhe i Turqisë, Arda Turan, nuk i ka harruar fishkëllimat e marra nga tifozët turq gjatë ndeshjes së humbur kundër Spanjës, pak ditë më parë.

Sjellja e tifozëve të tij e ka lënduar shumë, mbi të gjitha për faktin se familja e tij është prekur shumë dhe këtë Arda nuk e fal.
Për këtë arsye, pas fitores kundër Republikës Çeke, ku luajti mjaft mirë, Arda Turan deklaroi:

“Ata tifozë e bënë nënën time të qante. Megjithatë, u them të mos shqetësohen, sepse do t’i bëj ta paguajnë këtë që kanë bërë. Luftuam për vendin tonë dhe nderin tonë. Në dy ndeshjet e para nuk ishim në lartësinë e duhur dhe pësuam dy humbje që nuk na befasuan, por kemi ende shpresa te kualifikimi” u shpreh ai.

Turqia

Temat
BotëSport

Të afërta