UEFA veproi drejt kur rriti numrin e përfaqësueseve, Shqipëria është dëshmi për këtë

Vendimi për të rritur numrin e përfaqësueseve në ‘Euro 2016’ është justifikuar, pasi gati të gjitha përfaqësueset ende kanë gjasa të kualifikohen në fazën nokaut dhe ndeshjet po dalin mjaft të ngushta, më shumë sesa në turnetë e kaluar, ka thënë një zyrtar i lartë i UEFA-s.

UEFA tetë vjet më parë vendosi të zgjerojë turneun nga 16 në 24 ekipe, pasi deshi t’u jepte mundësi disa prej shteteve më të vogla të kontinentit që të arrijnë në garën elitare, raporton Reuters.

Por me ndeshjet e fundit të fazës së grupeve që përfundojnë të mërkurën, gara për bileta për në 1/8 e finales është ende shumë e hapur.

Shqipëria, si shembull, përfundoi e treta në një grup ku garonin Franca dhe Zvicra. Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Rumanisë të dielën. Ajo do të mbetet në Francë deri të mërkurën për të kuptuar nëse ka avancuar tutje apo jo, si një prej katër ekipeve më të mira të pozicionuara në vendet e treta nëpër grupe.

“Ka qenë një befasi pozitive. Ne kemi parë garë mjaft të ngushtë dhe të fortë deri më tash. Të gjitha grupet janë të hapura, ku në shumicën prej tyre deri në katër përfaqësuese ende janë në gjendje të përfundojnë në vendin e parë në grup”, ka thënë Giorgio Marcehtti, drejtor i garave i UEFA-s.

Temat
RajonSport

Të afërta