Tre arsye pse shmangia e vakteve nuk është e shëndetshme

Kapërcimi i vakteve është një këshillë që e dëgjojmë shpesh për të mos e bërë por, cilat janë arsyet konkrete të këtyre veprimeve që mund t’i bëjmë pa vetëdije, të përfshirë në rutinën e punëve.

1.Ulet niveli i sheqerit në gjak: Nëse konsumon një vakt, trupi e shpërbën ushqimin. Një pjesë e këtij ushqimi ruhet në formën e dhjamit, ndërsa pjesa tjetër kalon në gjak si sheqer dhe përdoret për të gjeneruar energji gjatë ditës. Kur lihet një vakt, sasia e sheqerit në gjak bie në mënyrë dramatike. Kjo shkakton ndjesinë e lodhjes, si dhe luhatje të insulinës në trup. Nëse lënia e vakteve është kronike, ekziston mundësia që më vonë në jetë të vuash nga diabeti.

2.Nuk ushqehesh mjaftueshëm: Një dietë e pasur me fruta, perime, brumëra dhe mish pa dhjam, jo vetëm ndihmon trupin të funksionojë si duhet, por ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze. Disa sëmundje që mund të trajtohen me ushqyerje të shëndetshme janë ato kardiovaskulare, tromboza dhe disa lloje të kancerit.

3.Metabolizmi ndryshon: Kur ha, metabolizmi yt, që është një nga funksionet e trupit, punon për të shpërbërë ushqimin në pjesë më të vogla. Kur kalon një vakt, ai nuk ka asgjë për të bërë. Por në njëfarë mënyrë, metabolizmi është si muskuli. Duhet ta përdorësh, përndryshe e humbet. Kur nuk punon për të shpërbërë ushqimin, ai ngadalësohet. Më pas, herën tjetër që ha, nuk është në gjendje ta shpërbëjë ushqimin aq shpejt dhe si rezultat, kthehet në dhjam. Që të ruani një peshë të shëndetshme trupore është e rëndësishme të hani rregullisht gjatë ditës./living/

Temat
Shëndet

Të afërta