Shaqiri, dështaku i Evropianit

Xherdan Shaqiri pati shkëlqyer në Kampionatin Botëror të fundit, ku pati shënuar edhe “hat-trick”. Mirëpo, ylli kosovar po zhgënjen në Kampionatin Evropian, i cili po mbahet në Francë, raporton Zëri. Mesfushori i Zvicrës është bërë lojtari më i kritikuar nga zviceranët, ndërsa analistë dhe tifozë preferojnë që Shaqiri të largohet nga formacioni kryesor.

Zvicra ka kaluar fazën e grupeve, por kontributi i Shaqirit vlerësohet zero. Paraqitjet e zbehta të tij janë vërejtur edhe nga mediat e huaja. “Goal.com” e ka përfshirë Shaqirin në mesin e dhjetë dështakëve të Evropianit, transmeton Zëri.info.

Por, Shaqiri nuk është lojtari i vetëm i famshëm që është futë në “listën e zezë” të Evropianit. Aty gjenden edhe emra tjerë të mëdhenj, si: Cristiano Ronaldo, Robert Lewandowski, Andriy Yarmolenko, Thomas Muller, Mario Gotze, David Alaban, Harry Kane, Zlatan Ibrahimovic dhe Arda Turan. Shaqiri po kalon periudhë të keqe te Zvicra, e cila mund ta shtyjë drejt përfaqësueses së Kosovës. /Zëri/

Shaqiri

Temat
BotëRajonSportVend

Të afërta