Pozita nuk do zgjedhje lokale dhe qendrore përnjëherësh (Video)

Partitë politike në Kosovë, kanë qëndrime të ndryshme për sa i përket organizimit të zgjedhjeve lokale dhe atyre qendrore në një pako.

Përderisa partitë opozitare e konsiderojnë këtë si opsion të pranueshëm, pushtetarët preferojnë respektim të afateve kalendarike.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, thotë se PDK është e përcaktuar për të mbajtur zgjedhje të rregullta dhe demokratike.

Ai nuk e sheh si opsion real zhvillimin e zgjedhjeve lokale dhe atyre qendrore përnjëherësh.

Në këtë linjë është edhe partneri tjetër i koalicionit qeveritar, LDK.

Nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu, thotë se kjo parti është për të respektuar afatet e rregullta zgjedhore. Kosova, sipas tij, nuk e ka komoditetin qe ta shkojë në zgjedhje sa herë t’i teket dikujt.

Temat
LajmeVend

Të afërta