Policia e Tiranës: Kemi arrestuar administratoren e kopshtit ku u dhunua fëmija 3 vjeç

Policia e Tiranës ka bërë të ditur mesnatën e sotme se ka arrestuar administratoren e kopshtit Anjeza Shabani–Husha.

Arrestimit është bërë pas publikimit të videos gjatë mbrëmjes së sotme nga emisioni investigativ “Stop”, ku u shfaqën pamje të ushtrimit të dhunës ndaj një fëmije të mitur 3 vjeç në një kopsht privat në zonën e Saukut Tiranë.

Policia ka sqaruar se identifikua gruaja e shfaqur në video (edukatorja) e kopshtit, njëkohësisht administratore e këtij kopshti privat. Policia e Tiranës ka arrestuar Anjeza Husha, 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Dosja me materialet procedurale në ngarkim të saj u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Keqtrajtim i të miturve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Lexo edhe: VIDEO-FOTO/ Pamje të rënda, fëmija 3 vjeç rrihet me shpulla nga pronarja e kopshtit privat

Temat
LajmeRajon

Të afërta