Labinot Xhoxhaj starton me meçin e parë në botën e boksit profesional

Labinoti starton me meçin e parë në botën e boksit profesional.

Labinot Xhoxhaj është 23 vjeçar me prejardhje nga Prizreni, që jeton dhe vepron në Zürich të Zvicrës.

Boksieri shqiptar do të boksoj më 2 Korrik 2016, fillon nga ora 18 në sallën Löwensaal Schmausenbuckstraße 166, 90480 Nürnberg.

labinot gjocaj4

Promotor dhe trajner është ish-kampioni i shumëfishtë i Labinotit, Muharrem Gjocaj. Muharremi ka qenë katër herë kampion i Zvicrës në vitet 1987-88-89-90. Ka boksuar me legjendën e boksit Arnold Vanderlyde, i cili ka qenë tre herë kampion Europian dhe një herë nënkampion botëror, shpreson shumë në të ardhmën me këtë bokser.

labinot gjocaj5

Labinoti ka 88 luftëra në boks. Karrierën si bokser ka filluar si 13 vjeçar aty ka fituar 3 herë, në kategorinë e të rinjëve, vendin e parë. 8 vite ka qenë në Reprezentacionin e Sllovenisë.

labinot gjocaj3

Labinoti ka marrë pjesë në shumë turne: 4 herë në turneun Adem Jashari, pastaj kampionatin Evropian ne Rusi 2012. Ka boksuar për kualifikimet në olimpiadë ne vitin 2012, në Trabzon të Turqisë. Aty ka fituar dy meçe, teksa në të tretin ka humb kunder një bokseri hungarez.

labinot gjocaj1

Në moshën 21 vjeç erdhi në Zvicër, ku filloj karrierën, dhe pas një viti, Labinot Xhoxhaj u shpall Kampion i Zvicrës në boksin amator në vitin 2015. Kësaj fitoreje, një vëmendje të posaçme i kushtuan mediat zvicrane, të cilat e vlerësuan lartë talentin e Labinot Xhoxhajt.

Labinot Xhoxhaj do të përballët me gjeorgjianin Giorgi Aduashvili. Kundërshtari ka 27 meçe 21 të fituara me KO, kjo do thotë se Labinoti nuk do ketë lehtë.

labinot gjocaj2

Boksierët shqiptarë kudo që boksojnë po dëshmojnë vlerat e tyre dhe e bëjnë krenar kombin shqiptar.

Infot i paraqiti Halit Nezaj, përgjegjës për media dhe marketing

Temat
SportVend

Të afërta