Kokëdhimës nuk i del e keqja. “Komisari i Jugut” dyshon se qarqe brenda PS, i sabotuan mandatin e deputetit

PS-ja e qytetit të Vlorës, shënoi 25 vjetorin e themelimit. I pranishëm atje edhe “komisari i jugut” për PS-në Koço Kokëdhima i cili nuk e ka humbur rastin për të shigjetuar armiqtë e tij brenda PS-së, që në vlerësimin e tij nuk duan që Koço të afrohet shumë me socialistët.

“Mandati im si deputet u ndërpre në një proces tërësisht politik, në një rrugë tërësisht politike dhe nën presionet politike. Ky mandat u ndërpre jo vetëm për të cënuar karrierën time politike, por për të ndërprerë dhe për të cënuar bashkëpunimin tim me socialistët, me të cilët kam punuar gjithë këto vite” – ka deklaruar Kokëdhima i cili e ka një ide të qartë se kush është ai që nuk e sheh me sy të mirë “yllin në ngjitje” të PS, e që është Gramoz Ruçi.

Gjithësesi për këtë të fundit dhe për këdo që e ka kundër, Koço e mbylli fjalimin e tij të në 25 vjetorin e PS-së me një premtim: “Unë nuk do ta ndal asnjë çast aktivitetin tim politik dhe do të jem krah për krah me të gjithë socialistët e qarkut të Vlorës, jo vetëm për këtë vit, por edhe për vitet e ardhshme”.

Temat
LajmeRajon

Të afërta