Kelmendi: Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, nënkupton ndryshim të pushtetit

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, njëherit kryetar i partisë “Fjala”, mendon se kurrë më lehtë se tash nuk ka qenë që të ndryshohet pushteti dhe klima politike në Kosovë.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, duke iu referuar mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, ka shkruar se ndryshimi, përmes këtij procesi, do të ishte paqësor, pa shumë mund dhe pa humbje të kohës.

“Përmes votës së juaj, ju mund të bëni ndryshime. Ju jeni ata që vendosni për drejtimin e politikës sonë”, ka shtuar Kelmendi.

Temat
LajmeVend

Të afërta