Jetesa në Zvicër – më e shtrenjta, në Shqipëri – më e lira

Shkalla e çmimeve në Zvicër është e pakalueshme. Konsumatorët e atjeshëm paguajnë 63 për qind më shtrenjtë nga mesatarja e Unionit Europian. Më e lirë ajo është në vendet nga vijnë shqiptarët në Ballkan.

Në asnjë vend të Europës nuk është jetesa aq të shtrenjtë sa në Zvicër. Sipas një studimi të fundit niveli i çmimeve në Zvicër më 2015 ishte 63,3 për qind më i lartë se mesatarja e UE-së.

Më pas vjen Norwegjia, ku kostoja e jetesës është 37,2 për qind mbi këtë mesatare. Nga vendet anëtare të Unionit Europian prin Danimarka si vendi më i shtrenjtë, ku konsumatorët mesatarisht paguajnë 36,8 për qind më shumë. Kështu e transmeton «20 Minuten» autoritetin e statistikës europoane Eurostat, të cilin e ka publikuar Enti Statistikor Federal i Gjermanisë.

Ndërkohë që niveli i çmimeve në Gjermani, shkruan dialogplus, është vetëm 0,2 për qind mbi mesataren e UE-së. Me këtë gjermania është vendi më i lirë ku䌀tar, ndonëse Lichtensteini nuk është konsideruar në këto përllogaritje.

Në Francë kosotoja e jetës është mesatarisht 5,4 për qind më e shtrenjtë se mesatarja e UE-së, në Austri 5,2 për qind dhe në Itali 0,9 për qind më e lartë. Më i ulët niveli i çmimeve në Europë është në Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoni, ku të dhënat për konsum të amvisërive private sillen ndërmjet 53 dhe 54 për qind nën mesataren e Unionit Europian.

Temat
LajmeRajon

Të afërta